Arrestohen katër persona të dyshuar për tentim grabitje në Fushë Kosovë

10.03.2017 11:16:41

Mbrëmë rreth orës 23:30, njësitet policore të stacionit të Fushë Kosovës, bazuar në informacione të mara në rrugë operative, kanë ndaluar një veturë të tipit Golf IV, me targa të Kosovës, ku kanë arrestuar 4 persona të dyshuar, të cilët dyshohej se po planifikonin një grabitje të armatosur.

Policia  e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrollimit të automjetit policia ka gjet dhe konfiskuar: Një armë të tipit Ecol Special , 12 fishekë (7.65 mm) , dy thika , dy maska , tri palë doreza gjithashtu është konfiskuar edhe automjeti (Golf IV), i cili aktualisht po ekzaminohet nga njësitet përkatëse, transmeton lajmi.net.

Personat e dyshuar janë: L.B,   mashkull, 22  vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, E.M,  mashkull, 22  vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, N.Z,   mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe N.M,  mashkull, 17  vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

Të gjithë me rekomandimin e Prokurorit të shtetit,  janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

Ndërkohë që hetuesit policor kanë zgjeruar rrethin e hetimeve pasi që nga puna e kryer deri tani, janë ngritur dyshime se po të njëjtit persona mund të jenë të përshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë(grabitje).