Arrestohen pesë persona në Korçë, transportonin 25 emigrantë të paligjshëm

01.10.2020 09:54:45

Pesë persona janë arrestuar nga policia në Korçë për shkak se u kapën duke transportuar 25 emigrantë të paligjshëm.

Të arrestuarit janë S. L., 20 vjeç; S. Y., 20 vjeç; E. D., 22 vjeç dhe F. F., 21 vjeç, banues në fshatin Burizanë, Krujë, të cilët janë kapur në dalje të qytetit të Maliqit, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetet tip “Range Rover” dhe “Benz”, 21 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 500 euro për person, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë edhe shtetasi A. V., 20 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë, pasi u kap në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.