Arrestohen shqiptarët, trafikonin kokainë në Itali

17.04.2018 13:22:46

Pas një operacioni të përbashkët të policisë Italiane dhe asaj shqiptare janë arrestuar disa përsona edhe ne Itali por edhe në Shqipëri.

Edmir Hatija 41 vjeç dhe Elidon Shpërdheja 38 vjeç, të dy banues në Fier janë dy shtetasit e arrestuar në Shqipëri në kuadër të operacionit të përbashkët të policisë italiane dhe asaj shqiptare që çoi në shkatërrimin e një bande që kishte trafikuar rreth 160 kg kokainë.

Shqiptarët Edmir Hatija dhe Elidon Shpërdheja garantonin transportin e lëndës narkotike në Itali si dhe transferimin jashtë territorit italian të parasë “së pisët”, përfituar nga biznesi i drogës.

Operacioni i koduar “Biznesi familjar” u krye në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në Itali u arrestuan 5 shtetas, 3 italianë dhe 2 shqiptarë, mes tyre edhe bosi i bandës së drogës Aleks Boci i cili me ndihmën e disa shqiptarëve rezidentë në Belgjikë organizonte trafikun e drogës nga Amerika e Jugut në veri të Europës e më pas në Rome.

Në njoftimin e policisë thuhet se : Goditet një grup me veprimtari kriminale në fushën e trafikimit të narkotikëve në vendet e BE dhe pastrimit të parave Operacioni i koduar “Affari di Famiglia”, u organizua dhe finalizua falë bashkëpunimit mes strukturave të hetimit të narkotikëve të dy policive, italiane dhe shqiptare, në veçanti me grupin operativ të Guardia di Finanza të Romës.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia e Shtetit në bashkëpunim dhe koordinim me forcat policore italiane të shërbimit Antidrogë kanë ekzekutuar njëkohësisht në Itali dhe Shqipëri urdhër arrestet ndërkombëtare të lëshuara nga Prokuroria e Romës në kuadër të operacionit “Affari di famiglia”, për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve” dhe “Pastrimit të parave”.

Në Shqipëri u arrestuan 2 shtetas shqiptarë, të dyshuar si pjesë e grupit kriminal: Edmir Hatija, 41 vjeç, banues në Fier dhe Elidon Shpërdheja, 38 vjeç, banues në Fier. Ndërkohë në Itali janë arrestuar 5 shtetas, 3 italianë dhe 2 shqiptarë.

Grupi kriminal ishte i përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike në zonën e Romës. Droga e llojit kokainë vinte nga Holanda dhe Belgjika. Po vijon puna në bashkëpunim me shërbimin ndërkombëtar të dy organizatave policore dhe policive kriminale për shkatërrimin e grupit kriminal dhe sekuestrimin e aseteve.