Arrestohen tre aktivistë të VV-së

17.11.2017 17:39:38

Gjatë leximit të aktvendimit për Frashër Krasniqin, Egzon Halitin, Atdhe Arifin dhe Adea Batushën, të cilët u dënuan me mbi 21 vjet burg, për shkak të sjelljeve në sallë, janë arrestuar edhe aktivistët; Januz Shatri, Luan Hoti, Amir Kuqi.

Ata shprehën pakënaqësinë e tyre në lidhje me këtë vendim që shpall fajtorë aktivistët e VV-së për terrorizëm.

“Ata, sikur të gjithë që ishin aty prezentë, sikurse të gjithë që e kanë dëgjuar këtë lajm absurd, nuk pajtohen dhe do ta kërkojnë drejtësi. Kërkojmë lirimin e tyre dhe anulimin e proceseve të padrejta politike”, thuhet në komunikatën e VV-së.