Arrestohen tre boshnjakë e një serb për trafikim me njerëz

02.08.2016 11:15:29

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar në Mitrovicë katër meshkuj të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale trafikim me njerëz.

“Me 01.08.2016 janë arrestuar katër meshkuj , tre K/Boshnjak dhe një K/Serb nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale të lartcekur. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në  raportin e policisë.