Arrestohen tre persona si të dyshuar për grabitje të armatosur në prillin e vitit që shkoi

06.01.2017 15:29:40

Policia e Kosovës në Gjakovë njofton se janë arrestuar tre persona si të dyshuar se më 12 prill të vitit që shkoi kanë kryer një grabitje të armatosur.

Ngjarja ka ndodhur në një filial të një agjensioni për transferim të parave, ku persona të maskuar nën kërcënimin e armëve kishin grabitur para në vlerë të konsiderueshme.

 

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe kanë pranuar veprën e kryer në bashkëpunim, po ashtu janë siguruar prova të mjaftueshme që dëshmojnë se personat e njëjtë janë kryes të kësaj vepre.

Të arrestuar janë: T. D. (1995), L. M(1995), F. B. (1996).

Me urdhër të prokurorit të çështjes personat e arrestuar mbahen në ndalim policor, ndërsa ndaj tyre do të ngritët kallëzimi penal ndërsa policia në bashkëpunim me prokurorinë po vazhdojnë me procedurën hetimore.