Arrestohet grabitësi i kasafortës me 100 milionë lekë

16.01.2017 13:00:06

Një i ri është vënë në pranga nga policia mbrëmjen e djeshme, pasi rezulton të jetë bashkëpunëtor në grabitjen e ndodhur në muajin dhjetor në fshatin Bulgarec të Korçës, ku u mor një kasafortë me 100 milionë lekë.

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 22: 00, oficerët e Komisariatit të Policisë numër 5, bënë të mundur kapjen e personit në kërkim: Ilir Hamzallari, 34 vjeç, (i dënuar më parë).

Ky person ishte i shpallur në kërkim policor, pasi në 19 dhjetor 2016, dyshohet se në bashkëpunim me personin tjetër në kërkim K. L., kanë vjedhur me dhunë në zyrat e një subjekti privat në Bulgarec, Korçë, një sasi lekësh.

Ky person është transferuar në Policinë e Korçës për veprime të mëtejshme.