Arrestohet në Gjilan djali që kërcënoi nënën e tij

26.08.2016 10:28:25

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjilan, i cili dyshohet se ka kwrcwnuar nënën e tij.

“Me 25.08.2016 është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti ka kanosur verbalisht nënën  e tij viktimën. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.