Arrestohet në Tiranë i kërkuari ndërkombëtar

26.10.2016 09:29:07

Ergys Jaupaj i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar nga drejtësia italiane me 10 vite e 8 muaj burg për akuzën e rrëmbimit, është arrestuar në Tiranë.

Policia në Shqipëri ka bërë të ditur se 46-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në vitin 2009.

“Ky shtetas u ndalua, për arsye se ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Romës/Itali, me vendimin Gjyqësor të datës 22.09.2009, e ka dënuar me 10 vjet, 8 muaj dhe 20 ditë në burg, për kryerjen e veprave penale të, “Rrëmbimit/heqjes së paligjshme të lirisë”, “Përdhunimit” dhe “Vjedhjes me armë në bashkëpunim”, parashikuar nga Nenet 110, 614, 605, 628, 609, të Kodit Penal Italia”, ka njoftuar polici.

Ky shtetas ndodhet në dhomat e paraburgimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në pritje të ekstradimit drejt Italisë.