Arrestohet një femër në Gjakovë, po keqtrajtonte fëmijën e saj

26.10.2021 09:16:34

Policia e Kosovës ka arrestuar një femër të dyshimtë në Gjakovë.

Arrestimi i saj është bërë nga njësiti policor dhe zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale të cilët kanë hasur në një parking derisa e njëjta po detyronte fëmijën e saj të kërkojë lëmoshë.

E dyshuara pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.