Arrestohet një femër në Prishtinë e cila rrahu të dashurin e saj dhe sulmoi një police

05.10.2020 10:48:32

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në Prishtinë ka ndodhur një sulm ndaj një personit dhe një zyrtares policore.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dielën në ora 14:15, në Prishtinë është arrestuar një femër pasi që e njëjta kishte sulmuar fizikisht të dashurin e saj

Sipas njoftimit, ajo po ashtu gjatë arrestimit ka sulmuar edhe një zyrtare të Policisë së Kosovës, e cila është lënduar dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.