Arrestohet një person i dyshuar për ‘kanosje’, në veturë i gjendet një sopat

31.08.2020 10:57:40

Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës bën të ditur se më 29 gusht 2020 rreth orës 22:30 në Vushtrri, ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale Kanosje.

Siç bëhet e ditur, Policia më 29 gusht 2020 rreth orës 20:39 ka pranuar informatën për një kanosje rreth një mosmarrëveshje të një borxhi për një ekskavator, ku një person i dyshuar nga Peja ishte nisur në drejtim të shtëpisë së ankuesit në fshatin Druar.

“Policia ka ndërmarr të gjitha masat dhe me të vërejtur automjetin e dyshuar policia ka filluar ndjekjen e tij, ku rreth orës 22:30 në fshatin Mihaliq në rrugën kryesore është arritur të ndalohet automjeti dhe personi i dyshuar A.Q., 27 vjeçar i cili është shoqëruar në stacionin policor në Vushtrri, ndërsa vetura e dyshuar është tërhequr nga kompania”, thuhet në njoftim.

Në bagazhin e automjetit në fjalë është gjetur një sopat e cila është konfiskuar si provë materiale.

Ndërsa, pas procedurës së intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt dhe i është iniciuar rasti ”Kanosje”.