Arrestohet një person në Bukoviç të Sarajit

15.10.2017 19:31:18

Dyshohet se i është gjetur armë pa leje Rreth orës 15:00, policia ndaloi një person në oborrin e shkollës fillore “Emin Duraku” të fshatit Bukoviç të komunës së Sarajit.

Pas një kontrolli të shkurtë, policia morri veturën, kurse personi u shoqërua në stacion policor. Nga Ministria e Punëve të Brendshme, ende nuk kanë version zyrtar për të qartësuar se për çka është ndalur personi, por sipas informatave nga banorët, në veturën e personit, dyshohet se është gjetur armë pa leje.

Persona përgjegjës për këtë vendvotim, thonë se probleme brenda objektit shkollor ku po zhvillohet votimi nuk ka pasur.