Arrestohet një person në Fushë Kosovë, sulmoi policin

16.12.2018 13:52:07

Në rrugën ‘Dardania’, në Fushë Kosovë është arrestuar një person.

I njëjti ka sulmuar fizikisht dy viktima, një zyrtar policor dhe një gardian, njofton raporti policor, përcjell lajmi.net.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.