Arrestohet një qytetar sepse sulmoi Policinë e Kosovës

20.08.2020 23:45:30

Në Fushë Kosovë është arrestuar një qytetar, pasi që i njëjti kishte sulmuar një polic.

Një qytetar është arrestuar në rrugën Dardania të Fushë-Kosovës nga Policia e Kosovës.

Lexues të Gazetës Express kanë dërguar pamje nga momenti kur disa policë e arrestojnë një qytetar derisa ky i fundit i reziston arrestit.

Arsyeja e arrestit erdhi si rezultat i sulmit të qytetarit ndaj një polici.