Arrestohet pasi shantazhon ish të dashurën duke i kërkuar para në Podujevë

24.11.2019 13:32:43

jë person është arrestuar në Podujevë, pasi që i njëjti për disa ditë më radhë kishte shantazhuar viktimën nëpërmjet rrjetit social duke i kërkuar të holla në shumë prej 300 euro.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës thuhet se në të kundërtën do t’i publikon fotografi intime të saj, pasi që i dyshuari më parë kishte qenë në lidhje me të.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.