Arrestohet pasi tentoi të fus drogë në burgun e Lipjanit

05.06.2017 11:49:30
Një person shkoi për vizit në burgun e Lipjanit, por e pësoi edhe vetë.

Është arrestuar një i dyshuar në Burgun e Lipjanit, pasi që i njëjti gjatë një vizite në qendër të paraburgimit, i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël e substancës së dyshuar narkotike.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.