Arrestohet pedagogia e Vlorës, u merrte lekë studentëve

01.12.2016 19:54:50
Policia e Vlorës ka arrestuar një pedagoge të Universitet të Vlorës, e cila u denoncua pak ditë më parë nga emisioni investigativ ‘Stop’, pas u merrte lekë studentëve.

Sipas policisë, në pranga ka rënë Dorina Ndou (Mino), 30 vjeçe.

“Policia ka bërë kapjen dhe ndalimin e shtetases së mësipërme, me profesion Pedagoge në Universitetin ‘Ismail Qemali’ Vlorë, për shkak se Prokuroria ka urdhëruar ndalimin e saj për veprën penale ‘Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’”, thuhet në njoftimin e Policisë.