Arrestohet për fajde

02.09.2016 10:19:22

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas hetimeve të kryera në Pejë, Deçan e Junik, është arrestuar një person për fajde.

Në njoftim të Policisë thuhet se lidhur me këtë rast janë zhvilluar hetime, të cilat kanë rezultuar me arrestimin e të dyshuarit.

Sipas Policisë, i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.