Arrestohet personi që me vite mashtroi shtetasen norvegjeze dhe përfitoi 100 mijë euro nga ajo

08.05.2019 21:39:42

Gjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës, ka arrestuar në Pejës, një person, i cili dyshohet për veprën penale ‘kanosje dhe mashtrim’.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në stacionin policor në Pejë, më datën 6 maj të këtij viti, rreth orës 10:30, një shtetase norvegjeze, kishte raportuar se në vazhdimësi është mashtruar dhe kanosur nga i dyshuari që nga viti 2013, dhe në këtë mënyre i dyshuari sipas viktimës ka përfituar shumën rreth 100 mijë euro, shkruan lajmi.net.

Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Pejë, kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, është intervistuar viktima, dhe rasti është iniciuar vepër penale ‘Kanosje dhe mashtrim’.

Lidhur me këtë është njoftuar prokurori i shtetit dhe në koordinim të plotë në vazhdën e hetimeve intensive, me datë 08.05.2019 pas një pune operativo-hetimore hetuesit kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin V.K., i lindur më 1979.

Të dyshuarit pas intervistimit nga hetuesit policor, prokurori i shtetit urdhëron masën e ndalimit për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.