Arrestohet polici i cili vodhi armë e motosharra nga dhoma e dëshmive

03.03.2020 11:47:05

Është arrestuar një polic i cili kishte keqpërdorur pozitën zyrtare.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme në Zubin Potok ka arrestuar një zyrtar të saj për veprën penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare”.

Sipas njoftimit, pas hetimeve preliminare, me vendim të prokurorit është konstatuar se polici i nacionalitetit serb, ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare, ku nga dhoma e dëshmive mungojnë (janë vjedhur) lloje të ndryshme të armëve të zjarrit dhe disa motosharra.

Me vendim të prokurorit, rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt.