Arsenal armësh e municionesh në shtëpinë e të akuzuarit për dhunë në familje

05.11.2016 12:56:47

Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin Ervis  Zenelhoxha, 31 vjeç, banues në Elbasan

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi policia gjeti dhe sekuestroi  në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip “ZASTAVA” e kalibrit 7.65 mm,  me 1 krehër me 5 fishekë të kalibrit 7.65 mm; një armë zjarri pistoletë tip “ZASTAVA” e kalibrit 6.55 mm,  me 1 krehër me 5 fishekë të kalibrit 6.35 mm; 15 copë fishekë të kalibrit 7.65 mm; 32 copë fishekë model 54 të kalibrit 7.62 mm; një krehër automatiku tip P.P.S model 54, kalibri 7.62 mm me 20 copë fishekë; 1 qese ambalazhi plastike brenda së cilës ndodhen 15 djegore predhash luftarake; 3 copë djegore alumini predhash luftarake të mbështjella së bashku, ku në fundin e njërës prej tyre është montuar një fitil zjarr përcjellës; 3 copa fitili zjarrpërcjellës; 5 copë kapsolla detonatore alumini; 1 palë doreza kirurgjikale të përdorura; 1 palë vegla pastrimi për armët e zjarrit me tytë të gjatë.

Gjithashtu, ky shtetas dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A.H, 29 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për veprën  penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.