Arsenal i shqetësuar për Granit Xhakën, i ofron këshillim psikologjik

30.10.2019 18:50:13

Granit Xhakës do t’i ofrohet këshillim psikologjik nga Arsenali pas shqetësimeve në rritje në lidhje me mirëqenien mendore të mesfushorit.

Shqetësimi i klubit anglez, shkruan Daily mail, vjen pas refuzimit të Granit Xhakës që të kërkojë falje për fjalët fyese që drejtoi ndaj tifozëve të Arsenal, fjalë jo të denja për një kapiten.

“F*ck Off” iu tha ai tifozëve që e vërshëllenin kur trajneri Emery vendosi ta zëvendësonte në ndeshjen kundër Crystal Palace, edhe pse ai dha një assist për gol.

Sportsmail shkruan se Emery ka konfirmuar se ka zhvilluar disa takime individuale me lojtarët e ekipit për të vlerësuar nëse Xhaka duhet të vijojë ta mbajë akoma shiritin e kapitenit.