Arti i marrëveshjes së saj / Historia e pathënë e Melania Trampit

10.06.2021 15:16:39
E përktheu: Taulant Hatia
Kjo biografi e shkëlqyer e MelaniaTrampit nga gazetarja Mary Jordan, fituese e Çmimit Pulitzer të gazetës “Washington Post”, “zbërthen me shkathtësi dhe pa asnjë agjendë Melaninë” (NBC News), e cila ka në Shtëpinë e Bardhë më tepër ndikim nga sa kujtojnë shumë njerëz.
Mbështetur në intervista me më tepër se njëqind njerëz në pesë shtete të ndryshme, “Arti i marrëveshjes së saj: Historia e pathënë e Melania Trampit” na skicon një portret të paprecedentë të Zonjës së Parë. Edhe pse imazhi i saj publik është ai i një gruaje të ftohtë që qëndron mbi lojërat politike të Uashingtonit, pas skenës Melania Trampi nuk është vetëm pjesë e rrethit të ngushtë të presidentit Tramp, por në disa vendime kyçe, ajo ka qenë këshilltarja e tij e vetme më me ndikim.
Në jetën publike, Melania Trampi ka synuar enkas të mbetet e mistershme. Me ndihmën e njerëzve kyç që flasin për herë të parë publikisht dhe nëpërmjet dokumenteve të pabotuar më parë, “Arti i marrëveshjes së saj” vështron përtej sipërfaqes, për të zbuluar një emigrante këmbëngulëse dhe jetën që ka bërë përpara se të njihej me Donald Trampin. Autorja MaryJordan ndjek gjithë udhëtimin e Melanisë nga Sllovenia, ku familja e saj dallohej për veçantinë, deri në ditët kur punonte si modele në skenën e një industrie të rëndë, në banesën e vogël të Manhatanit ku jetonte me një fotograf e deri te vallëzimi i gjatë e i ngatërruar dashuror që, në fund, rezultoi me martesën me Trampin. Autorja dokumenton rolin thelbësor të Melanisë në jetën politike të Trampit para dhe gjatë qëndrimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, duke treguar pse ai u beson aq shumë instinkteve të saj.
Imazhi i MelaniaTrampit në librin “Arti i marrëveshjes së saj” është ai i një gruaje të mençur, të fortë, ambicioze, të matur, që di të gjuajë larg. Ndërkohë që burri i saj u bë i famshëm me frazën “arti i marrëveshjes”, në fakt, është ajo që i përdor më mirë levat për të marrë gjithçka do. Kjo është historia e artit të marrëveshjes së saj.
“I paraqitur mjaft mirë…[Jordan] na nxjerr në sipërfaqe informacion të ri për këtë zonjë të parë të pazakontë.”
— New York Times
“Një punë e jashtëzakonshme zbulimi dhe simpatie… Arti i marrëveshjes së saj është, pa dyshim, libër i jashtëzakonshëm. Është raportuar dhe shkruar pa asnjë të metë – i qartë, i pastër, tërheqës dhe i ndershëm.”
— Salon
“Ndryshe nga historitë stereotipe që janë bërë si batuta të rëndomta, kërkimi i autores Jordan zbulon diçka më të madhe: personalitetin dhe strategjinë e duhur për t’u bërë gruaja e një njeriu të suksesshëm… Jordani e zbërthen Melaninë me zhdërvjelltësi dhe pa asnjë agjendë.”
— NBC News
“I raportuar mjeshtërisht… Mary Jordan ka hequr perden. Na tregon se zonja e parë është një lojtare e fuqishme, e shtyrë nga një sens shumë i qartë i interesit të saj.”
— KarenTumulty, The Washington Post
“[Arti i marrëveshjes së saj] i jep thellësi portretizimit që mbizotëron për Melaninë si thjesht një aksesor i burrit të saj.”
— PublishersWeekly
“Një biografi e re, e raportuar me skrupolozitet nga gazetarja MaryJordan e “Washington Post” tregon se zonja e parë nuk është thjesht gur shahu, por lojtare… një grua e aftë të marrë atë që do nga një prej burrave më të fuqishëm dhe mendjemëdhenj të botës… Rezultati është një rast bindës se “ata që e quajnë si asgjë më tepër se një aksesor të burrit, nuk e kuptojnë as atë, as ndikimin e saj”.”
— NPR
“Autorja Jordan mbledh me kujdes faktet e skandalit “Access Hollywood”, të çështjes “StormyDaniels”, fjalimin e kopjuar të Konventës, xhaketën e çuditshme në kufi, mes ngjarjeve të tjera.Paraqitja e autores shpesh arrin atë elegancë të thjeshtë që synon vetë subjekti i saj. Interesant dhe i ndershëm – një portret aq i plotë sa duhet i Zonjës së Parë.”
— KirkusReviews
MARY JORDAN është gazetare në Washington Post, fituese e Çmimit Pulitzer dhe autore librash bestseller. Libri i saj “Trampi në gjyq”, të cilin e ka shkruar bashkë me burrin dhe kolegun e Washington Post, Kevin Sullivan, mbledh raportime nga dhjetëra gazetarë të Washington Post dhe ndjek hetimin, shfajësimin dhe rigjykimin e Donald Trampit. Libri bestseller i Jordan-it sipas gazetës New York Times, Arti i marrëveshjes së saj, një biografi e paautorizuar e Melania Trampit, u botua në SHBA në qershor 2020. Jordan dhe Sullivan janë autorë edhe të bestsellerit #1 të New York Times, “Shpresë: Kujtime të një mbijetese në Klivland”, historia e Amanda Berry dhe Gina De Jesus, që u rrëmbyen në Klivland dhe u mbajtën peng për dhjetë vjet. Më herët, kanë shkruar “Engjëlli i burgut: Udhëtimi i motër Antonias nga Beverli Hillsi në një jetë shërbimi në një burg meksikan”. Kanë qenë shefa në zyrën e Washington Post në Tokio, Meksiko Siti dhe Londër për katërmbëdhjetë vjet.