Federata e Futbollit në Turqi, përmes një komunikate për mediat ka njoftuar se kanë dhënë dorëheqje disa zyrtarë të lartë të këtij institucioni. E gjitha kjo ka ndodhur si pasojë e dyshimit se zyrtarët kanë qenë të afërt me organizatën e drejtuar nga Gyleni.
Deri më tani kanë dhënë dorëheqje sipas FFT-së “Këshilli Profesional, Etik, Gjyqtarëve, Shëndetësisë, Dopingut, Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë, Bordi për Licencimin e Klubeve, përfaqësuesi i klubeve si dhe shumë nëpunës”.
Pas dështimit të grushtit të shtetit në Turqi, shumë zyrtarë kanë ikur jashtë vendit.