As me lajme të rreme nuk e mposhtni dot Muharrem Sfarqën

25.09.2017 11:52:41

Nga Rexhep Kastrati

Ka disa ditë që lajme të ndryshme të rrejshme po qarkullojnë nëpër komuna të ndryshme dhe përfshijnë komunat ku fitorja e LDK-së, ose është e sigurt, ose ka mundësi më të mëdha krahasuar me partitë tjera. Deri tash kanë dalë informacione të rrejshme për Prishtinën, ku kandidati i LDK-së po e bën diferencën krahasuar me kandidatët tjerë, sidomos me Shpend Ahmetin, në Podujevë, ku konsderohet fitore e sigurt e Agim Veliut, por edhe në Ferizaj, ku kryetari aktual, Muharrem Sfarqa ka përparësi të mëdha krahasuar me kundërshtarët.

Duhet thënë se ndaj kryetarit Muharrem Sfarqa, edhe gjatë mandatit të tij qeverisës, është zhvilluar një luftë speciale dhe me lajme të rreme, për faktin se është një profil i veçantë i politikanit dhe kryetarit të komunës, pasi që ka të sintetizuar intelektualizimin, atdhedashurinë dhe përkushtimin për të zgjidhur problemet e komunës dhe të qytetarëve.

Muharrem Sfarqa si kryetar komune arriti të zgjidhet përkundër një fushate të fortë dhe të pandershme të PDK-së dhe të të tjerëve, edhe për faktin se arriti që të bashkonte elektortin shqiptar, si dhe grupimet e ndryshme brenda e rreth LDK-së, edhe për faktin se nuk kishte ndonjë barrë apo ngarkesë penguese që do t’ia vështirësonte garën për të parin e komunës

Gjatë qeverisjes së tij, Muharrem Sfarqa arriti që të ishte kryetar i qytetarëve të Ferizajt pavarësisht nga bindjet e tyre, dhe me të gjitha mundësitë buxhetore dhe njerëzore ka arritur që të kryente shumë punë të mira dhe të rëndësishme.

Të gjitha këto dhe të tjera arsye, kanë bërë që fitorja e tij edhe në zgjedhjet e 22 tetorit të shihet jo vetëm e mundshme, por edhe e sigurt, prandaj kundërshtarët e tij nga VV dhe nga PDK, por jo vetëm, vazhdimisht, kurse që nga fushata zgjedhore për zgjedhjet e 11 qershorit e këndej, janë duke zhvilluar një luftë speciale ndaj tij dhe janë duke bërë përpjekje që në këtë mënyrë të manipulojnë opinionin dhe të mos e votojnë për kryetar komune.

Megjithatë, qytetarët e Ferizajt janë tashmë të ndërgjegjshëm se lajmet e rreme për kryetarin Sfarqa janë vetëm shpërfaqje e pafuqisë së kundërshtarëve të tij përballë tij, dhe do të vlerësojnë drejt përkushtimin e z.Sfraqa si dhe punët e mira të kryera deri më tash, e që janë garanci se punët e tilla të mira do të përfundojnë edhe ato që janë në realizim e sipër, dhe do të kryhen edhe shumë punë të tjera të mira dhe Ferizaj do të ketë një zhvillim më të lartë ekonomik, urbanisitik dhe në fusha të tjera.