As Tusk nuk ia ndërroi mendimin Ivanovit për mandatin

03.04.2017 14:55:54

“Qëndrimi im për dhënien e mandatit, nuk ka ndryshuar”, kështu ka deklaruar presidenti Gjorge Ivanov, pas takimit me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, duke shtuar se duhet të bisedohet për reformat në BE dhe jo për platformat e krijauara në shtet të huaj që e cenojnë sovranitetin e shtetit.

“Detajisht e kam njoftuar me kompetencat kushtetuese dhe praktikën për ndarjen e mandatit. Qëndrimi im është i pandryshuar. Qeveria e re të mos kontestohet nga asnjë palë, vendimi është preventiv. Bashkimi Evropian është garanci për Marrëveshjen e Kornizë të Ohrit dhe të atij 2015”, tha Ivanov raporton Portalb.mk

Ai shtoi se, po shkelen parimet e fqinjësisë së mirë, me ndërhyrje të drejtpërdrejta, sipas tij, po manipulohen qytetarët dhe kërkohen ndryshime të reja kushtetuese,

“s’na duhet platforma të huaja, por reforma”, përsëriti Ivanov duke shtuar se BE duhet ta hedhë platformën.

Ivanov njoftoi se Tuskin ka biseduar për krizën e refugjatëve dhe sfidat e Maqedonisë në rrugën euro-integruese.