Ish-përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, do të qëndrojë në një vizitë disaditore në Kosovë, me ftesë të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Zyra e Informimit e presidenti Thaçi ka konfirmuar se Ashton do të dekorohet për kontributin e saj në dialogun për normalizim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për përafrim të Ballkanit me BE-në.
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, udhëhoqi procesin e normalizimit për një kohë të gjatë. Ajo kishte deklaruar se ndër sukseset më të mëdha të saj ishte arritja e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në vitin 2013.