ASK: Në vitin e kaluar, shkalla e papunësisë në Kosovë 28.7%

14.04.2017 14:01:31

Shkalla e papunësisë në Kosovë është 28.7%.

Kjo shifër u bë e ditur pas publikimit të Anketës së Fuqisë Punëtore (AFP), për tremujorin e katërt të vitit të kaluar të Agjencisë së Stastikave të Kosovës.

“Papunësia më e theksuar është te femrat me 34.3%, krahasuar me meshkujt me 26.9%. Shkalla me e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 52.2%””

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, del se dy të tretat e popullsisë në Kosovë janë popullsi në moshë pune, ku në popullsinë e moshës së punës përfshihen moshat 15-64 vjeçare.

Anketa ka pasur shtrirje në 584 qarqe regjistruese në tërë territorin e vendit, ku janë anketuar 3 mijë e 465 ekonomi familjare, të përzgjedhura sipas metodës së rastit nga korniza e Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave 2011. Ekonomitë familjare, të selektuara për anketim, përveç që kanë pasur një anketim, ato kanë pasur edhe tri rianketime sipas periudhës referuese,