ASKUSH Jam-…emrin e kam SHQIPTAR ! Vargje nga Luan Lumeka Kalana

19.11.2019 16:54:42

ASKUSH Jam-
…emrin e kam SHQIPTAR !
-E di mirë,se pas ca vitesh,
si të kalojnë dhe nja dy breza,
do harrohem,më s’do te jem,
mos u trembni,ksisoj gatuar jeta.

-E kam mësuar nga filozofi Niçe,
“nga içi vijmë ,ne iç do shkojmë”
e kam kënduar nga i madhi Ditero,
“kur s’do jem,në ndonjë libër a shkronjë,
në raft t’librave të mykura,kërkomë…”!

-Jeta ma tregoi,vdekja e gjyshërve ,
qyteza e vareve,ku treten trupat në dhe,
“Askush”nuk e dinte, as un vetë,
se do vinja e ikja si engjell ne jetë.

Do linja gjurmë, udheve për dije,
Korçë,Tiranë,Vishocicë-Devoll,
Durres marinar ,ne Pogradecin Lasgushian
ku s’do ngrija foletë,nomad a shtegetar,
perralle,do thone-na ish nje here nje shkollar.

Do kaperceja me ballon deta dhe oqeane,
do ndrroja si xhaketat,qytete dhe kontinentet,
Connectikat,Florida,tërë Amerikën kam bredhur ,
me makinë e me vapor,edhe në Meksikë në Ekuator.

Pastaj..do te mbetesha epitaf në një gur,
i ngopur me brenga do merrja rruget në qiell,
askush në Botë,s’do më njohë,më nuk do jem,
ASKUSH s’me njeh -Shqiptar emrin do kem !
& Shkronjesi Modest.

Fotografia e Luan Lumeka Kalana