Asociacionin do ta formojnë serbët e Kosovës me ndihmën e Beogradit, tha Gjuriq

01.03.2017 13:06:10

Shefi i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Beograd, Marko Gjuriq ka thënë se janë të gatshëm që statutin e Asociacionit ta shkruajnë në Bruksel, duke shtuar se është i bindur se Asociacioni do të formohet

Marko Gjuriq, shefi i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Beograd, ka thënë se çështja e Marrëveshjes së Asociacionit të komunave me Shumicë Serbe në Kosovë të shkruhet në Bruksel.

“Besoj se është e nevojshme që menjëherë të fillojmë të punojmë në zhvillimet e Statutit për themelimin e Asociacionit”, ka thënë Gjuriq, derisa ka shtuat se Beogradi është i gatshëm që menjëherë të fillojë diskutimin për këtë çështje në Bruksel, shkruan Tanjug.

Gjuriq ka thënë se nuk pranojnë pretendimet për veprim të njëanshëm në këtë drejtim, për shkak se sipas tij, “Asociacioni nuk formohet as nga Prishtina e as nga Isa Mustafa, mirëpo serbët e Kosovës me ndihmën e Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë Gjuriq.