“Astiri”, deputeti i PD-Ramës: Protesta në Francë do të duket lule!

20.01.2019 21:52:29

Banorët e “Unazë së Re” në Tiranë, kanë vijuar me protestën e radhës kundër shembjes së banesave.

Ata kanë dalë edhe pasditen e sotme në ditën e 77-të kundër projektit të “Unazës së Re” që cënon banesat dhe bizneset e tyre.

Në mbështetje të banorëve ishte edhe deputeti i opozitës Klevis Balliu, i cili gjatë fjalës së tij, deklaroi  ka ardhur koha që qytetarët të bashkohen për të rrëzuar këtë qeveri.

“Çdo ditë që ne dalim këtu neve na shtohen mbështetësin dhe qytetarët e ndershëm që janë kundër vjedhjes. Edi Rama anuloje projektin se revoltat që do shohësh në Shqipëri do ta bëjnë revoltën në Francë lule përballë asaj që do shohësh ti në Shqipëri, – tha deputeti demokrat. – Shtëpitë janë tuajat dhe tuajt do të mbeten do apo nuk do Edi Rama. Rrëzimi i Edi Ramës është domosdoshmëri kombëtare. Java që do vijë do jetë javë e rëndësishme për të gjithë ne. Ka ardhur koha që qytetarët të marrin atë që u takon”.

Sipas Balliut, “ka ardhur koha që politika të dëgjojë qytetarët dhe jo interesat e saj. Të bashkohemi të gjithë për të rrëzuar këtë qeveri. Qytetarët nuk kanë më rrugë tjetër përveç revoltës”, – theksoi ai.