Ata po rrejnë më zi se shkijet! Masa kritike domosdoshmëri qytetare, njerëzore dhe kombëtare

26.05.2017 12:27:55

Rrena është një formë e patriotizmit serb dhe dëshmi e inteligjencës sonë të lindur.

Dobrica Qosiq

Nga Rexhep Kastrati

Pak rikthim në fillimin e shpërfaqjes së mendësisë serbe që bazohet në rrenën, shpifjen, përbaltjen dhe në mendësinë kriminale, nga ana e linjës së Tiranës/Kretës dhe linjës udbasho-jugosllavokomuniste

Linja e Tiranës/Kretës dhe ajo udbasho-jugosllavokomuniste të srukuruara në PDK, AAK, Nisma, sekta okulte e Albinit dhe në një korpus medietik që kontrollohet nga këto, që nga fillimi ka shfaqur shumë elemente të sjelljes dhe të mendësisë serbe dhe përgjithësisht sllavoortodokse. Të kujtojmë angazhimet për përçarje kombëtare të realizuar gjatë dhe pas luftës, të kujtojmë luftën speciale politike, medeitike, psikologjike ndaj linjës institucionaliste të presidentit Rugova të bazuar në rrenën, në përbaltjen dhe në shpifjen, të kujtojmë vrasjet e personaliteteve të rëndësishme politike, ushtarake, medietike dhe të qytetarëve të zakonshëm, të kujtojmë kidnapimet e qyetarëve të ndryshëm, të biznesmenëve, duhet të kujtojmë format e ndryshme të dhunimit të vajzave, të grave dhe të nënave shqiptare në emër të gjoja se na paskëshin qenë spiune të Serbisë. Pra, bëhet fjalë për një sistem të tërësishëm të agjitpropit, të krimit dhe të sjelljes së gjithmbarshme që është bazuar në rrenën, në mendësinë kriminale dhe të dhunshme serbe dhe përgjithësisht sllavoortodokse.

Elemente të vazhdimësisë së mendësisë serbe të rrenës, të cenimit të dinjitetit dhe të vlerave dhe virtyteteve kombëtare

Strategjia e linjës së Tiranës/Kretës dhe asaj udbasho-jugosllavokomuniste e bazuar në rrenën si dëshmi inteligjencës së lindur serbe, siç thotë Qosiq, ka qenë dhe vazhdon të jetë e vazhdueshme dhe me qëllimet fillestare: rrënimin e linjës institucionaliste të presidentit Rugova, rrënimin e vlerave dhe virtyteve më të rëndësishme kombëtare, siç janë dinjiteti, besa, burrëria, humanizmi, krenaria kombëtare, dhe zëvendësimi i tyre me pabesinë, me rrenën, me mashtrimin, me injorancën, me vëllavrasjen, me kriminalitetin dhe me mafiozitetin politik etj. Dhe  ndonëse nuk kanë arritur që të rrënojnë as linjën institucionaliste të presidentit Rugova, as vlerat dhe virtytet thelbësore të shqiptarëve, linja e Tiranës/Kretës dhe ajo udbasho-jugosllavokomuniste kanë arritur që të topitin reagimin qytetar, reagimin intelektual dhe reagimin e duhur politik kundër gjithë këtyre, duke u sjellë në mënyrë oportuniste, duke pritur se mos po na i zgjidh Amerika, apo Evropa problemet tona të brendshme, duke pritur që të tjerët të kundërvihen, e që është edhe më e keqe, dhe që shqiptarët nuk e kanë pasur para luftës dhe tutje, të shesin vullnetin e tyre politik, të shesin dinjitetin dhe krenarinë e tyre.

Disa nga rrenat kryesore shkinishte të linjës së Tiranës/Kretës dhe asaj udbasho-jugosllavokomuniste

Në këto zgjedhje, e të cilat u imponuan si rezultat i bashkëveprimit të linjës së Tiranës/Kretës dhe asaj udbasho-jugosllavokomuniste me Serbinë, Rusinë dhe me aleatët e tyre kundër shtetit të Kosovës, kundër stabilitetit dhe konsolidimit të shtetit ligjor, kundër zhvillimit ekonomik dhe kundër forcimit të pozitës së tij ndërkombëtare, për fat të keq, strategjia serbe, mendësia serbe e bazuar në rrenën  dhe në përbaltjen është duke u shpërfaqur në mënyrë shumë të qartë dhe të fuqishme, me qëllim të manipulimit të opinionit dhe të keqpërdorimit të ndjenjave kombëtare të tij. Me vetë koalicionin PDK-AAK-Nisma, këta kanë dëshmuar se rrenë e kanë pasur gjithë atë kundërvënie kundër njëra-tjetrës, dhes e në thelb ato janë njësoj dhe të bashkërenduara kundër linjës institucionaliste të presidentit Rugova. Dhe të parët që e kanë hangër këtë rrenë janë mbështetësit e këtyre partive, të cilët kanë besuar se vërtet ato janë të ndryshme. Pas tyre, këtë rrenë e kanë hangër veglat kondomë brenda e rreth LDK-së, e të cilat angazhimet kundër LDK-së i kanë arsyetuar pikërisht me gjoja dallueshmërinë e partive të tjera nga PDK-ja. Rrena tjetër e madhe është se me koalicionin LDK-AKR-Altrenativa po rrezikohet sguria kombëtare, e cila po thuhet nga ata që nuk e kanë quajtur të këtillë koalicionin PDK-AKR me pakicat, kur shumica e kuvendarëve shqiptarë kishin mbetur në opozitë. Rrena tjetër e madhe është se pas tre muajsh do të formohet ushtria e Kosovës, e cila edhe nga helikopteri duket se është një rrenë e madhe. Është kështu për faktin se ushtria e Kosovës mund të themelohet me ndryshime kushtetuese, e të cilat kërkojnë një shumicë 2/3 të dyfishtë për t’u realizuar, e që nuk është arritur kurrë më parë për këtë çështje. Me ndryshime në ligjin për FSK-në, ushtri nuk mund të themelohet, por vetëm mund të ristrukturohet me mundësi që të krijohet një strukurë serbe në veri të Kosovës. Kjo çështje është diskutuar gjatë muajve të kaluar dhe është bërë e qartë sesa janë mundësitë për të operuar në këtë aspekt. Natyrisht, sfida do të jetë për LDK-në, me qëllim që ta paraqesin si penguese të krijimit të ushtrisë, ashtu siç kanë bërë vazhdimisht, për të mbuluar faktin se nisma ligjore e Hashim Thaçit për FSK-në është bërë në bashkërendim me Serbinë, përkatësisht me Vuçiqin. Një rrenë tjetër e madhe është edhe çështja e liberalizimit të vizave, e cila deri më tash ka qenë peng e demarkacionit me Malin e Zi. Në fakt, vetë BE ka bërë të qartë se kërkesën që demarkacioni të jetë kusht për liberalizimin e vizave e ka bërë Hashim Thaçi kur ka qenë kryeministër dhe kur e ka negociuar këtë marrëveshje. Në fakt ka pasur informacione sipas të cilave nga momenti i ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, liberalizimi i vizave do të ndodhë brenda 90 ditësh, e që i bie tre muaj. A do të thotë se koalicioni PDK-AAK-Nisma do ta ratifikojnë demarkacionin? Nëse po, atëherë po del se AAK dhe Ramushi kanë rrejtë më zi se shkijet lidhur me këtë çështje. E çfarë vote u kërkon rugovasve dhe qytetarëve të tjerë të Kosovës? Si mund t’i besojnë një koalicioni që rrenën e ka mjetin, veçorinë dhe thelbin e angazhimit të tyre politik dhe jo vetëm politik?

Domosdoshmëria për një masë kritike ndaj strategjisë së rrenës dhe të përdhosjes së dinjitetit qytetar dhe kombëtar nga ana e linjës së Tiranës/Kretës dhe asaj udbasho-jugosllavokomuniste

Përfundimisht duhet thënë se tashmë ka ardhë koha që të krijohet një masë kritike në shoqërinë tonë, në intelektualizimin tonë dhe në frymën civile të vetë qytetarëve për të mbajtur dhe shprehur qëndrim për të gjitha këto rrena, mashtrime, përdhosje, intriga dhe veprime më të zeza se të shkijeve, dhe të refuzojnë të gjitha këto në emër të qytetarisë, të dinjitetit dhe të krenarisë së tyre njerëzore, qytetare dhe kombëtare. Tashmë nuk po bëhet fjalë thjesht për të votuar, por për të zgjedhë ndërmjet një platforme të bazuar në rrenë, në mashtrim, në kërcënim, në mbjellje të frikës, në blerje të dinjitetit dhe të vullnetit politik, qytetar dhe njerëzor, dhe platformës që bazohet në konsolidimin e shtetit, në zhvillimin ekonomik, në përgjegjshmërinë, profesionalizimin dhe në dëshminë se ka vullnet, ka mundësi dhe ka profesionalizëm për të realizuar të gjitha këto.