Ata te cilet kan ba keq Kosoves qe shume vite, jane ngritur serish peshe

14.07.2019 10:51:19
Nga: Skënder Mulliqi
Ata te cilet kan ba keq Kosoves qe shume vite, jane ngritur serish peshe, duke i kercenuar te gjithe ata qe marrin guximin qytetare, qe tua qesin te palarat e tyre .E dine forte mire qe akademiku i respektuar ,Jusuf Buxhovi, nuk ka bere akuze kunder UÇK-se dhe luftes se saj qlirimtare, por e ka pasur fjalen sigurisht per individ te caktuar , te cilet e keqperdoren luften ne qdo forme per interesa personale . Intelektuali dhe njeri nder themeluesit e LDK-se, Jusuf Buxhovi, nuk tha diqka te re, por e perseriti ate qe tash e shume kohe me heret e ka thene edhe ai, por edhe shume gazetare te Bota Sot, per vrasjet per motive politike .Tek e fundit secili ka te drejte ti paraqese pikepamjet e tija politike, edhe z. Buxhovi ne emisionin e KTV-se, Rubikon.Tendencat per linqim politik , por edhe kercenimet nuk i han me pazari.Kercenimet dhe shantazhet politike veq sa e keqesojne situaten politike dhe te sigurise edhe ashtu te brisht…Mos te shfrytezohet fjalimi i Buxhovit per ta zhvendosur vemendjen e opinionit te gjere publik, nga ngjarjet e pa mira politike dhe rrjedhat e dobeta ekonomike -sociale, pa punesine enorme dhe largimet masovike nga Kosova .Kjo klase politike me disa perjashtime te vogla ka deshutuar , dhe po ben qdo gje , qe serish te mbetet ne pushtet duke bere fushate , se po vjen era zgjedhje te parakohshme …Nuk e la pa e kritikuar Buxhovin edhe Isa Mustafa, pa asnje te drejte, kur dihet se ciles nomenklature vepruese politike i ka takuar ne te kaluaren jo te larget…Mustafes nuk i ka pasur hiq hije kritika e pa bazuar, se, z.Buxhovi nuk ka shpife asgje, pos qe ka plasuar nje te vertete te madhe , kur behet fjale per njerezit ne krye te LDK-se, se sotme, qe kan pranuar te behen bisht i PDK-se , se per te tjeret dihet qka dhe si flasin …