Roma dhe Atalanta dhuruan spektakël në sfidën që zhvilluan në “Olimpico”, ku u shënuan plot 6 gola por pa një fitues. Nisi me një gol ta jashtëzakonshëm të realizuar me finte nga Javier Pastore, që në minutën e dytë dhe u mbyll me një tjetër finalizim të verdhekuqve, të cilët shmangën turpin pata publikut të tyre.
Pas perlës së Pastores Atalanta, me Gjimshitin titullar dhe Etrit Berishën në stol, reagoi në mënyrë të pabesueshme me tre gola të shënuar nga Castagne në të 19-ën dhe nga Rigoni në minutat 22’ dhe 38’.
Roma e rriti presionin në pjesën e dytë, ku e gjeti rrjetën me Florenzin në të 60-ën dhe Manolas në të 82-ën, duke barazuar në 3-3, ndërsa Kluivert në kohën shtesë vonoi në finalizim në rastin ideal që iu dha për të shënuar golin e fitores.