Atentat në Tiranë, plagoset menaxheri i një lokali të njohur në kryeqytet

14.01.2017 12:43:11

Menaxheri i një lokali të njohur në Tiranë është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas policisë i plagosuri është shtetasi Artur Aligjoni.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 04:35, në rrugën Ismail Qemali, në zonën e ish bllokut, ku 45-vjeçari, menaxheri i Arena Club është plagosur me armë zjarri, në pjesën e kofshës.

Ai është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Motivet e ngjarjes nuk dihen ende. Policia po heton për zbulimin e autorëve të kësaj vepre kriminale.