Atomistët u pritën sot nga kryetari i Tiranës, Erion Veliaj (Foto)

29.08.2017 19:22:20

Nxënësit e Institutit “Atomi”, janë pritur sot në kryeqytetin shqiptar nga kreu i Tiranës, Erion Veliaj, me të cilën bashkëbiseduan për mundësitë që ofron ky qytet për të rinjtë në fushën e arsimit, kulturës, ndërmarrësisë dhe rekreacionit.

Në komunikatën e dërguar për media nga ky institucion, thuhet se i pari i kryeqytetit shqiptar, ka treguar gatishmëri të lartë për të bashkëpunuar me “Atomin” dhe për tu falënderuar dhe përkrahur zgjerimin dhe zbatimin e këtij projekti në Tiranë.

Gjithashtu, gjatë qëndrimit në bashkinë të cilin e drejton Veliaj, atomistët vizituan Muzeun Historik Kombëtar, Muzeun Bunk’Art 2, monumentet e rëndësishme dhe realizuan shëtitje në qytetin e Tiranës.