Autobusët nga Kosova nuk lejohen të kalojën në rrugën “Pavarësia”, lejohen të huajt “që janë më shumë në numër”

17.07.2017 19:54:00

Prefekti i Durrësit, Emiljan Jani, ka reaguar ndaj shqetësimit të ngritur ditët e fundit nga pushuesit nga Kosova. Sipas Janit, autobusët e turistëve nga Kosova duhet të kalojnë nëpër unazën e plazhit dhe të mbërrijnë nëpërmjet rrugëve dytësore të kësaj zone në afërsi të rrugës “Pavarësia”.

Ai pranon se nga vendimi i marrë prej institucioneve në Durrës përjashtohen autobusët me turistë që vijnë nga vende të tjera në plazhin e Durrësit.

Autobusët me turistë të huaj qarkullojnë pa asnjë problem në rrugën e plazhit, sepse – sipas prefektit – janë më të pakët në numër sesa autobusët me kosovarë.

Të gjithë pushuesit e mbërritur nga Kosova, por edhe shoferët e tyre, nuk kanë qenë në dijeni të këtyre masave që mori pushteti lokal. Ata e konsiderojnë diskriminim bllokimin e rrugës “Pavarësia” në plazh për kalimin e autobusëve që mbërrijnë nga qytetet e Kosovës.