Autobusi me pasagjerë i linjës Skrapar-Tiranë përfundon në kanal

05.02.2020 09:49:24

Autobusi i linjës Skrapar-Tiranë ka devijuar nga rruga për shkak të lagështirës dhe përfundon në kanal. Aksidenti ndodhir rreth orës 07 00 të mëngjesit të sotëm në afërsi të rrethrrotullimit të Poshnjes në Urë-Vajgurore.

Mësohet se autobuzi ka bërë një frenim të detyruar, pasi i ka dalë përpara një fëmijë dhe gjatë frenimit ka rrëshkitur dhe është përbysur në kanal. Nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar mes pasagjerëve.

Ata kanë dalë nga autobusi dhe janë larguar me mjete të tjera drejt destinacioneve për ku ishin nisur, ndërkohë që në vendngjarje ndodhet vetëm drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin, i cili do të shoqërohet nga policia për të dhënë deklarimet në lidhje me këtë ngjarje.

Në vendngjarje kanë shkuar ekspertë të policisë rrugore që po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur për shkak të lagështirës dhe frenimit të detyruar të autobusit.