Avdulla Hoti në një shkrim në facebook thotë që politika e jashtme e Kosovës ka kaluar në defanzivë dhe është redutuar në shumë aktivitete për përmisimin e imazthit të Thaqit, po ashtu për këtë imazh përsonal është vënë në funksion gjithë shërbimi diplomatik. Ndërsa televizioni publik -RTK veçsa nuk ka hapur ndonjë kanal për aktivitetet e Thaçit.
Postimi i plotë i z. Hoti në facebook është:
Politika e jashtme e Kosovës ka kaluar në defanzivë dhe është reduktuar në aktivitete për përmirësimin e imazhit të Thaçit. Krejt shërbimi diplomatik i Kosovës është vënë në funksion të përmirësimit të imazhit të tij personal. Televizioni publik RTK veç sa nuk ka hapur një kanal të veçantë për aktivitetet e Thaçit.
Disa vende kanë dhënë shenja se do ta ri-shqyrtojnë njohjen e Kosovës.
Nuk bëhet fjalë për njohje të reja. Sukses sot i diplomacisë kosovare konsiderohet parandalimi i tërheqjeve të njohjeve.
Ministri i Jashtëm përflitet për pjesëmarrje në borde të ndryshme krahas personaliteteve të dyshimta ruse.
Kjo është diplomacia e Kryeministrit Haradinaj dhe Kryeparlamentarit Veseli, si dy partnerët kryesorë të koalicionit.
Komprometimi më tutje i shtetit të Kosovës duhet të ndalohet sa më parë. Diplomacia e Kosovës duhet të kthehet në funksion të shtetit të Kosovës.
Ata që i duan të mirën këtij vendi duhet të bëhen bashkë dhe të mbështesin LDK-në dhe partnerët e saj për të ndaluar degradimin e shtetit të Kosovë






































