Avdullah Hoti: Deri në fund të javës disbursohen

09.02.2021 13:38:15

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka thënë se deri në fund të javës do të kryhet plotësisht disbursimin e 20 milionë eurove për 19 mijë fermerë.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se dyfishimi i subvencioneve në bujqësi është në kuadër të Programit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Faktet, fakte!

Në Programin për Rimëkëmbje Ekonomike, kemi dyfishuar subvencionet në bujqësi. Ministria e

Financave ka filluar disbursimin e 20 mil për 19,000 fermerë. Deri në fund të javës do të kryhen plotësisht.

Ju premtojmë se do të vazhdojmë me mbështetje.
Për punë ja ku jemi!