Avdullah Hoti priti kryetarin e Grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla – flasin për menaxhimin e pandemisë COVID-19

21.07.2020 11:15:02

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti prit sot në takim kryetarin e Grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë,  Taulant Balla, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin e gjithanshëm ndërmjet dy vendeve.

Në njoftim thuhet se kryeministri Hoti foli për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, me theks të veçantë në menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe në përpjekjet për rimëkëmbjen ekonomike.

“Duke e vlerësuar rolin e diplomacisë shqiptare për Kosovën, kryeministri Hoti e falënderoi kryetarin Balla sidomos për kontributin e deputetëve të Shqipërisë në Parlamentin Evropian”.