Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti,sot ka takuar znj. Angelina Eichhorst, përgjegjëse për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë

14.09.2017 18:15:14
 

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, z. Avdullah Hoti, sot ka takuar znj. Angelina Eichhorst, përgjegjëse për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Shërbimin e Jashtëm Evropian.

Në takim u bisedua për zhvillimet pas themelimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e fundit.

Z. Hoti e falënderoi znj. Eichhorst për bashkëpunimin në tri vitet e fundit në avancimin e integrimit të Kosovës drejt BE-së.
Z. Hoti e siguroi znj. Eichhorst se LDK-ja do të luajë rol kyç në proceset e integrimit evropian të Kosovës. Ai theksoi se si parti opozitare, LDK-ja do të kujdeset që të mos lejojë që Kosova të devijojë nga agjenda eurointegruese e Kosovës.

 

Fotografia e Lidhja Demokratike e Kosovës