Avdyli apelon për koalicionin që do ta lirojë Kosovën nga kthetrat e SHIK-ut

13.05.2017 11:29:47

Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, në një postim në profilin e tij në facebook, i bën apel kryetarit të partis së tij Isa Mustafa, Kryetarit të VV Visar Ymeri, kryetarit të AKR-së Bexhet Pacolli, dhe Alternativës, për koalicion prazgjedhor.

Avdyli u thotë atyre se duhet të tejkalojnë egon e tyre për të sjellur ndryshimin  substancial të pritur qe 17 vite. Pos të tjerash Avdyli u thotë se deri të premten (19.05.2017) kanë kohë ta lirojnë Kosovën nga kthetrat e SHIK-ut,  përndryshe pas 11 qershorit do ti  përqafojnë ato kthetra.
Me këtë rast ai apelon që të mendojnë për Kosovën dhe jo për postet e tyre, Avdyli thotë se Kosova është e përhershme, ndërsa postet tuaja të përkohshme.
Postimi i plotë i Haxhi Avdylit:

APEL në kohë koalicionesh
Për kryetarin e LDK-së Isa Mustafa, për kryetarin e VV-së Visar Ymeri, për kryetarin e AKR-së Bexhet Pacolli, për Alternativen.
Duke dëgjuar zërin e qindra aktivistëve të partisë time , duke dëgjuar zërin e qindra qytetarëve pa parti, ju apeloj të uleni, të bisedoni sinqerisht, ta shikoni njëri tjetrin në sy dhe të tejkaloni veten dhe egon tuaj për të sjell një ndryshim substancial të pritur tash 17 vite.
Nëse LDK e VV rrezikojnë tē mos dalin të para dhe fillimi i ri i rishkatërrimit të Kosovës vazhdon, vullneti i mëvonshëm për të bashkëpunuar për NDRYSHIM do jetë i kotë dhe pa efekt.
Prandaj nëse e doni ndryshimin , e doni Kosovën pa krim e korrupsion, nëse e doni vendin më shumë se veten, e grupin tuaj atëherë tejkaloni dallimet dhe etjen për poste e LIDHENI KOALICION PARAZGJEDHOR.
Ndryshimi i Kosovēs pa korrupsion, me njerzë të ndershëm, ku nuk sundojnë komandantët milionerë të Rognerit ,e bënë vetëm ky BLLOK I RI politik që me siguri do e kalon 50% .
Militantēt presin pushtet por qytetarët duan NDRYSHIM . Jepni frymē dhe shpresë ketyre njerzve dhe këtij vendi të cfilitur nga zhvatja e një grupi që Kosovën e panë vetëm si plaqkë të luftës.
Deri te premten me 19.05 .2017 ne ora 24.00 keni kohë për ta liruar Kosovën nga kthetrat e Shikut ose pas 11 qershorit do i perqafoni ato kthetra deri sa kanë për tiu shpuar.
Vendosne Kosovën para posteve tuaja. Gjeni pika të përbashkëta e emra KONSENSUAL sepse tekefundit vetëm Kosova është e përhershme , e postet tona janë të përkohëshme.
I juaji ,
Haxhi Avdyli, kryetari i degës së Ldk-së në Prizren

/Fokusi.org/