Avni Arifi: Haradinaj është viktimë e shërbimeve sekrete franceze

02.03.2017 15:16:41

Anëtari i Kryesisë dhe kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë, Avni Arifi ka thënë se shefi i tij, Ramush Haradinaj është viktimë e inteligjencës franceze dhe disa piunëve në Kosovë.

Arifaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se veprimet e tilla dëmtojnë në mënyrë afatgjate paqen në rajon.

“Ramushi si edhe herave tjera është viktimë e shërbimit intelegjent Francez dhe piunëve të tij në Kosovë. Veprimet e tilla dëmtojnë në mënyrë afatgjate paqen në rajon. Nëse asgjë tjetër poltika Franceze e pamundësoj normalizimin edhe ashtu të vështirë të raporteve Kosovë – Serbi”, ka shkruar Arifaj në Facebook.