Avokatët e “grupit të Kumanovës” thonë se ata po keqtrajtohen

05.10.2016 18:06:06

Maltretimet ndaj të akuzuarve në rastin Lagjja e Trimave, po vazhdojnë për më tepër se një vit.

Kështu ka thënë avokatja  Artene Ademi e cila u shpreh se gjatë transportimit nga burgu për një gjykatë, pjesëtarët e njësive speciale kanë maltrtuar për një orë të akuzuarit Enver Hoxha Kllaj. Ajo kërkoi nga përfaqësitë ndërkombëtare që të ndihmojnë në parandalimin e dhunës.

“Dje, më datë 4 tetor 2016, i akuzuari Enver Hoxha Kllaj, shtetas gjerman, nga një pjesëtar i policisë kapet për flokësh dhe nga pas me forcë i përplaset koka herë për kokën e të akuzuarit Musadik Pajaziti e herë për hermelinën. Atij I shkakohen lëndime edhe në pjesën abdominale edhe nën-abdominale, ai shahet me nënë dhe komb, fyhet, kërcënohet dhe përbuzet”, deklaroi avokatja Artene Ademi.

Avokati i Popullit, Ixhet Mehmeti, e quan skandaloze faktin që Prokuroria publike nuk po merr parasysh dëshmitë për keqtrajtimin e pjestarëve të grupit të Kumanovës.

“Është e pakuptimtë dhe e pa tolerueshme heshtja e prokurorisë në lidhje me denoncimet e avokatit të popullit për dhunë policore dhe për provat e grumbulluara  qofshin ato materiale dhe verbale , në anën tjetër poshtu është e pa tolerueshme heshtja dhe mos marrja e masave nga MPB-ja  në raste kur kemi dhune policore e të konstatuar nga avokati i popullit”, tha avokati i popullit Ixhet Memeti, shkruan Alsat M.

Nga burgu i Shutkës thonë se pas çdo seance gjyqësore të burgosurit i nënshtrohen  një kontrolli mjekësorë dhe raporti i dorëzohet gjykatës. Nga ana tjetër, zëvendësministri i Punëve të  Brendshme  vazhdon të deklarojë se këto raste po hetohen.

“Për rastin konkretet  ndoshta edhe arsyetimet  inductive dhe dintuktive do të jenë në shërbim të procesit prandaj së bashku me autorët të tjerë  përfshirë edhe avokatët  klientëve prokuroria publike dhe gjykata dhe të gjithë bashkë si bashkërendisim aktivitetet që e vërtete të del në shesh ”, tha Agim Nuhiu, Zëvendësministër i Brendshëm.

Për shkak të maltretimeve në seancat e kaluara gjyqësore, të akuzuarit disa herë  kanë kërkuar  ndërhyrjen e ndihmës mjekësore.

Seanca e radhës për rastin e Kumanovës do të mbahet nesër.