Avokatët mbrojtës paralajmërojnë ankesë për grupin “Badovci”

19.07.2016 19:02:39

Edhe pse Gjykata Themelore në Prishtinë dje dha vendimin për 49 vjet burgim për grupin e “Badovcit”, avokatët e të dënuarve pritet që bëjnë ankesë posa ta pranojnë Aktgjykimin me shkrime nga Gjykata e shkalles së parë.

Blerim Qela i cili është avokat i Fehmi Musës dhe Bajram Tmava avokat i Milazim Haxhiaj kanë thënë që do i paraqesin ankesat e tyre pasi sipas tyre prokuroria nuk ka arritur që të provojë me prova dhe fakte fajësinë e klientëve të tyre.

Tmava përmes Telefonit për Tribuna Channel ka thënë që ankesat janë të domosdoshme sepse sipas tij dënimi i cili i është shqiptuar nga gjykata nuk ka prova të mjaftueshme për këtë vendim.

Drizan Shala studiues i çështjeve të sigurisë për Tribuna Channel ka deklaruar se në procesin gjyqësor ndaj grupit të “Badovcit” elementet kyçe që kanë qenë vendimtare për rastin në fjalë ishin : flamuri i ISIS , AK47, fletushka propagandistike dhe gjëra të tjera.