Avokati, Arianit Koci: Ramush Haradinaj ka kapacitet prej lideri dhe demarkacionin do ta ratifikojë

15.02.2018 12:12:46

Avokati Arianit Koci thotë se kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj do ta ratifikojë demarkacionin me Malin e Zi.

Sipas tij, Haradinaj ka kapacitet prej lideri të vërtetë dhe temat e mëdha do t’i shtyejë përpara pa e dëmtuar Kosovën.

Potimi i plotë i Kocit në facebook:

Haradinaj ka kapacitet prej lideri dhe demarkacionin do ta ratifikojë

Prej Ramush Haradinaj presim vendime që janë jo të lehta, por që janë në frymën dhe orientimin e partneritetit strategjik me aleancën veri-atlantike.

Në fakt, Ramushi ka kapacitet prej lideri të vërtetë që temat e mëdha, duke e përfshirë demarkacioni t’i shtyej përpara, pa e dëmtuar Kosovën. Rrjedhimisht, edhe çështja e liberalizimit të vizave do të kaloj në fazën finale.

Natyrisht, kemi fatin që kryeministri malazias, Dushko Markoviq, një prej politikanëve më të ndershëm të Ballkanit, së bashku me z. Gjukanoviq, po tregojnë vullnet që në frymen e fqinjësisë të mirë, ta zgjedhin demarkacionin.

Prandaj, po, demarkacioni kalon!