Avokati: Frashër Krasniqi dyshohet për lëndim trupor

30.09.2017 20:47:11

Lidhur me rastin e përleshjes së Frash Krasniqit dhe Milaim Zekës flet avokati i Krasniqit Tomë Gashi

Tomë Gashi, avokati i Frashër Krasniqit tregoi për KALLXO.com se mbrëmë të mbrojturit të tij i është caktuar ndalimi policor prej 48 orësh. Gashi më tutje tregoi se Krasniqi gjate periudhës që i është caktuar ndalimi nga prokurori, pritet të dalë para gjykatësit.

Avokati bëri të ditur se Frashër Krasniqi po dyshohet për lëndim të lehtë trupor. Gashi deklaroi për KALLXO.com se ndalimi i deputetit të Vetëvendosjes nuk ka qenë i nevojshëm. “Meqenëse gjithçka ka qenë live në Klan Kosova dhe asgjë nuk mund të ndryshohet, absolutisht nuk ka qenë e nevojshem masa e ndalimit dhe rasti do të duhej të zhvillohej në procedurë të rrëgullt”, tha Gashi për KALLXO.com.

Në pasditen e vonshme të ditës së djeshme teksa Milaim Zeka e Frashër Krasniqi po zhvillonin një debat televiziv në Klan Kosova me fyerje e polemika, ai eskaloi në përleshje fizike.

Në një moment të këtij debati, sipas pamjeve të transmetuara, Frashër Krasniqi hodhi ujë në drejtim të Milaim Zekës, ndërsa të njëjtën gjë e bëri pastaj edhe Zeka ndaj Krasniqit.