Avokati i Popullit: Pozicionet udhëheqëse të mos bëjnë asnjë lloj frikësimi ndaj qytetarëve

09.12.2016 18:09:31

Me rastin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 11 dhjetor, Avokati i Popullit në Maqedoni, i përkujton qytetarët për rëndësinë e realizimit të drejtës së votës, si dhe mbrojtjen e saj. Gjithashtu ai bëri ju bëri apel institucioneve, që të sigurojnë kushte për zgjedhje fer dhe demokratike.

“Vetëm me realizimin e të drejtës së votës, në mënyrë të lirë dhe pa presione mund të fitohet legjitimitet real. Çdo kush ka të drejtë për zgjedhje të lirë, dhe nuk ka përgjegjësi çfarë ndodh pas saj. Nuk guxon të bëhet asnjë presion ndaj votuesit, nga partitë politike dhe institucionet shtetëtrore”, thuhet mes tjerash në apelin e Avokatit të Popullit.

Në këtë apel, thirrje të veçantë nga ana e Avokatit të Popullit i’u bëhet atyre që janë në pozicionet udhëheqëse dhe personave tjerë në administratën publike, që të mos bëjnë asnjë lloj frikësimi ndaj votuesve.